Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami, e ka konsideruar si të pandershëm veprimin e kolegës së saj deputete Teuta Rugova, për pjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme të thirrur me kërkesë të Kryeministrit Ramush Haradinaj, në lidhje për ekipin dialogues qeverituar.
Sipas Bajramit, LDK-ja sot ka dalë me një qëndrim krashi situatës së krijuar dhe pritet të ndërmarrë masa të nevojshme ndaj saj.
“Qëndrimi i zonjës Rugova përveç që është në kundërshtim me partinë e saj është edhe kundër veprimtarisë së babait të saj”, u shpreh ajo, duke shtuar se ndëshkimi i saj do të bëhet edhe me vota nga elektorati.
“Unë do të dilja nga partia”, deklaroi Bajrami në një intervistë për Klan Kosovën. “Besoj se askujt nuk i bën nderë një veprim i tillë. Zonja Rugova ka dhënë nënshkrimin për thirrjen e seances së jashtëzakonshme për ta ndaluar korigjimin e kufinjve.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...