Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi ministri i Financave, Hekurat Murati i quajti shpifje e propagandë deklarimet e opozitarëve për prokurimin që bëhet përmes procedurave të negociuara.
Në një postim në Facebook, ajo ka publikuar një përgjigje që e ka marr si kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik më 10 shtator të këtij viti, sipas kërkesës për të dhëna që ish-ministrja e Financave kishte rreth kontratave të lidhura nga të gjitha organizatat buxhetore nëpërmjet procedurës së negociuar, në periudhë mars 2021 – shtator 2024, shkruan Arbresh.info.
“Ku janë shpifjet? Ku është propaganda? Shko në Prokurori vizatoju grafa, ndoshta të besojnë, në të njëjtën rrugë tregoju edhe për grantet në bujqësi që jepen në ‘baza meritore’. Unë besoj fort se të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit janë të korruptuar s’ka asnjë arsye tjetër”, ka shkruar Bajrami në reagimin e saj.
Ministri Murati deklarimet e opozitarëve i quajti luftë ndaj Qeverisë Kurti derisa pati kritika të ashpra për Prokurorinë Speciale që tha se nuk është e interesuar ta luftojë korrupsionin, por Albin Kurtin, për t’ia bërë siç tha ai një argat opozitës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më 2008 dhe 2015
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona