Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami është pritur sot nga Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.
“Ministri Bajrami me këtë rast ka uruar kryetarin Xhaferi për detyrën e re, njëherësh shprehu bindjen se me lidershipin e tij si kryeparalmentar i parë shqiptarë në Maqedoni do të avancohet pozita e shqiptarëve në vend”, njofton kumtesa nga ministria.
Bajrami, gjithashtu tha se është më se i nevojshëm thellimi i bashkëpunimit reciprok ndërmjet institucioneve të larta të Kosovës dhe Maqedonisë për mirëqenien e qytetarëve të të dyja vendeve.
Ndër të tjera u bisedua edhe për sfidat që e presin kryetarin e ri, me ç`rast ministri Bajrami u shpreh i gatshëm të ofroi mbështetje, bazuar edhe në përvojën dhe kompetencat profesionale që posedon.
Ministri Bajrami, foli edhe për bashkëpunimin aktual ndërmjet institucioneve arsimore të Kosovës dhe Maqedonisë, njëherësh theksoi se sektori i arsimit si prioritet kombëtar është një ndër fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit, me theks te veçantë në këmbimin e ekspertëve arsimor dhe mobilitet./arbresh.info/
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...