Google ADS

Bajrami: Sonte përpilohet drafti për rrëzimin e Qeverisë

15:10 | 11 Prill 2017
Arbresh.info

Deputetja nga radhët e NISMA-së, Valdete Bajrami në një prononcim për Arbresh.info ka folur për takimin që kishte me partitë opozitare LVV dhe AAK lidhur me mocionin e rrëzimit të Qeverisë e nisur nga kjo parti.

“Kjo duhet të jetë një iniciativë e përbashkët opozitare dhe duke parë sot gjendjen në Kuvend ku asnjë ministër nuk ishte në seancë për atë arsye është iniciuar kjo. Ne jemi pajtuar që të përcjellim draftin e mocionit andaj presim që gjatë ta harmonizojmë si parti opozitare. Besojmë që sonte do të përfundohet më pas ta përcjellim edhe tek partitë tjera me vërejtjet e tyre”, ka thënë ajo.

Sipas Bajramit ka edhe deputetë nga koalicioni qeverisës që e mbështesin, ndonëse disa nuk janë deklaruar.

“Kemi informata që deputetët e koalicionit e mbështesin edhe pse ka që ende nuk janë deklaruar. Por është një numër i madh që e mbështesin. Andaj unë besoj që edhe ata që kanë votuar kundër këtij kabineti qeveritar do të duhej të ishin pjesë e kësaj iniciative”, ka thënë ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme