Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur në lidhje me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin u raportua se është i përfshirë në një skandal financiar.
Ajo këtë e lidhi edhe me moslejimin e qeverisë për krijimin e komisionit hetimor.
“A e dimë që janë dhënë 120 milionë euro për energji, sot ka plasur skandali, është gjithandej, edhe qeveria nuk e lejon opozitën me ushtru të vetmen të drejtë qe e ka, Komisionin Parlamentar e cila i jep kompetenca opozitës për ta kontrollu qeverinë”, u shpreh ai.
Bajrami tha se është skandal që nuk po dorëhiqet apo nuk po shkarkohet ambasadori, përcjell Klankosova.tv.
“Kryetari i LDK-së e ka thënë se hezitimi i VV-së për moslejim të komisionit hetimor po e bën të domosdoshëm. Ne e konsiderojmë skandal që zotëria nuk po jep dorëheqje ose që nuk po shkarkohet, për shkak se është emri i shtetit tonë. Ne nuk japim verdikte si parti politike, por kur emri i shtetit tonë është në pozitën që e kanë sjellë sot dhe besoj se e gjithë shoqëria është e befasuar me mosreagimin ose me mbrojtjen”, tha ajo.
Bajrami u shpreh se rezistenca e Grupit Parlamentar të VV-së për çështjen e Komisionit Hetimor, i rrit dyshimet.
“Rezistenca e grupit parlamentar të VV-së që mos me leju formimin e një Komisioni Hetimor, rrit dyshimet dhe konsideroj se formimi i tij është bërë i domosdoshëm dhe të formohet e ta shohim pse është keqmenaxhu kriza energjetike”, tha Bajrami.
Tutje, deputetja tha se iniciativa për komisionin hetimor do të duhej të vinte nga Qeveria.
“Unë mendoj që është e domosdoshme. Iniciativa për komisionin hetimor do të duhej të vinte nga Qeveria. Duhet të mësohemi si shoqëri t’i sakrifikojmë keqbërësit. Unë besoj që opozitarizmi jonë do të vijë duke u përshkallëzuar nëse kjo nuk pranohet. Duhet të formohet Komisioni Hetimor, para së gjithash është e drejtë kushtetuese e opozitës”, u shpreh tutje ajo.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike