Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën Valdete Bajrami tha se sistemi shëndetësor është në kolaps por që sipas saj këta në Qeveri nuk janë në dijeni se sa njerëz presin që të dalin jashtë vendit për shërim.
“Nuk ka shërim për ata që nuk janë në LDK dhe PDK nuk janë të afërmit e juaj. Kjo qasja e juaj u kushton me jetë qytetarëve që presin aq gjatë që të shërohen jashtë sepse këtu nuk kanë mundësi. Kjo është politika e kapjes së shtetit nga ju dhe këtu nuk i ka shpëtuar as sektori i shëndetësisë”, tha Bajrami.
Ajo kërkoi nga kryeministri Isa Mustafa që të sqarojë nëse qytetarët janë të informuar se çka janë premiumet shëndetësore sepse ata, sipas saj nuk e kanë ide se çka janë ato./Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë
Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?