Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka shkruar se rritja ekonomike e Kosovës në tre mujorin e dytë të vitit 2023 ka qenë më e ulëta se ndonjëherë.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami thotë se në kohën kur është votuar Qeveria Kurti II rritja ekonomike në vend ka qenë mbi 16 për qind, ndërsa tashmë është 2.02 për qind, përcjell Arbresh.info.
“Ne e dimë që në atë kohë ka qënë edhe bumi postpandemik, por situata sot është rezultat i mungesës totale të politikave ekonomike: që 80 ditë vendin e kemi nën sanksione, që tri vite i kanë bllokuar investimet kapitale, nuk ka asnjë politikë fiskale, asnjë refomë për pëmirësim të ambientit të biznesit, nuk ka rritje të pagave, 42% e buxhetit shkon në subvensione, vetëm 18% në investime kapitale që nuk arrijnë t’i shpenzojnë, nuk ka bashkpunim me komuna, nuk ka diolog me biznese, ka korrupcion, ka nepotizëm, ka tenderë me negociim. Dhe ja rezultati 2.02% rritja ekonomike për T2, 2023, më e ulta ndonjëherë”, shkruan Bajrami./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...