Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në adresimin e saj në foltoren e Kuvendit të Kosovës, tha se partia e saj përkrah kërkesat legjitime të mësimdhënësve.
“Inflacioni në vend sipas Bankës Botërore është mbi 19%, risolli në vëmendje deputetja, dhe se kërkesat e mësimdhënësve përkojnë me këtë situatë të rënduar ekonomike.Kjo nuk duhet të mirren si shantazh”, tha Bajrami.
“Si rezultati rritjes së çmimeve u janë rritur të hyrat buxhetore, por janë zvogëluar për secilën familje në Kosovë. Kërkesat që janë legjitime ne i përkrahim”.
Ligji i Pagave edhe po qe se miratohet hynë në fuqi 8 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare, tha Hykmete Bajrami.
Ndërsa t’u thuhet mësimdhënësve se do t’i adresojnë kërkesat e tyre përmes këtij ligji, Bajrami tha se “me të vërtetë është tallje”.
Gjithashtu, deputetja e LDK-së tha se qeveria ka shkaktuar edhe një polarizim në shoqëri.
“Jeni munduar të ndani prindërit nga mësimdhënësit”.
“Që prindërit të votojnë a janë për grevën ose jo. Imagjoni! Kjo është sikur të hedhni në votim se a jeni me Albin Kurtin apo me Rrahman Jasharin. Natyrisht që prindërit nuk janë për greva, por është tejet gabim që prindërit t’ia bashkangjitni armatës suaj”.
“I keni portetizuar prindërit me temat më negativë që ekzistojnë. I keni quajtur analfabetë. I keni shantazhuar me paga. Njerëzit që për një dekadë kanë punuar pa para. A e dini çfarë keni bërë me këtë? E keni vrarë motivin e mësimdhënësve”, tha ajo.
Komplet irrelevante, tha deputetja e LDK-së, lidhja që qeveria ka provuar të bëjë mes cilësisë së arsimit dhe SBAShK-ut.
“Të gjithë e dimë se sindikatat nuk janë përgjegjëse për cilësinë e arsimit. E as përgjegjëse për shërbimet në administratë. Përgjegjëse për cilësinë në arsim është ministria e arsimit. Dhe, nëse doni të bëni testim, ngritje në cilësi, nuk keni nevojë me të i pyesni sindikatat. Ju thjesht mund t’i bëni politikat, i keni numrat, mund t’i bini në Kuvend”.
“Andaj kryeministër ju lusim shumë që të ngriteni nga kjo seancë dhe të filloni dialog”, tha mes tjerash Hykmete Bajrami./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%