Bajrami: Qeveria Haradinaj për 3 muaj shpenzoi sa Qeveria Mustafa për 12 muaj

23:15 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverinë e vendit, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, për shpenzimin e parasë publike.
Bajrami, ish-ministre e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “pothuajse në secilën mbledhje” të Qeverisë Haradinaj “ndahen mjete pa kurrfarë kriteri”.

“Vetëm në tre muajt e parë, rezerva shtetërore është shpenzuar në atë masë sa Qeveria Mustafa ka shpenzuar brenda dymbëdhjetë muajve”, është shprehur Bajrami.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme