Profesori universitar, Arsim Bajrami, tentimin e Serbisë që referendumin e saj ta mbajë edhe në Kosovë e ka quajtur si cenim të sovranitetit, rendit kushtetues dhe pavarësisë së Kosovës.
Bajrami tha se në kushtetutën e Serbisë është jo vetëm preambula, por edhe pjesa normative në të cilën Kosova konsiderohet si pjesë organike e saj, gjë që paraqet tendencë të hapur për agresion kushtetues ndaj Kosovës.
“Ky provokim i radhës nuk duhet të jetë befasues, sepse Serbia në kontinuitet i bënë destrukcion shtetit të Kosovës dhe ndërhynë në territorinë e saj me veprime provokuese dhe antikushtetuese”, është shprehur ai.
Por, sipas ish-ministrit të Arsimit, befasuese dhe shqetësuese në këtë rast është qasja e Bashkimit Evropian karshi Serbisë, teksa listoi tri deshtime të BE-së për të ndalë provokimin e radhës të Serbisë.
Sipas tij, BE’ja do të duhej që të mos e përkrah ndëryhjen e Serbisë në rendin kushtetues të Kosovës, por do duhej t’i kërkonte Serbisë që ta heq nga kushtetua e saj Kosovën.
“BE-ja në vend të përkrahjes se ndërhyrjes në rendin kushtetëse të Kosovës, për gjoja “demokratizimin e Serbisë” me qëllim te reformimit e sistemit gjyqësor me ndryshimin e Kushtetutës serbe, do të duhej të kërkonte në mënyrë unanime heqjen e Kosovës nga Kushtetua serbe si provokim i agresionit kushtetues ndajë Kosovës”, ka shkruar Bajrami.
Më tej, Bajrami ka pyetur nëse BE’ja do të reagonte në rast se Shqipëria shpallë referendum në lidhje me reformën gjyqësore dhe të kërkonte që për këtë të votohej edhe në Kosvoë.
“BE- ja duhet të respektojë sovranitetin, integritetin dhe rendin kushtetues dhe të respektojë qëndrimin e institucioneve të Kosovës lidhur me referendumin serb, i cili është në pajtim jo vetëm me praktikat e mira evropiane, por edhe me parimin e qasjes së barabartë ndajë të gjitha shteteve anëtare dhe aspiruese të BE- së. Në ketë aspekt, shtrohet pyetja si do të reagonte ajo në rast se Republika e Shqipërisë shpall referendumin dhe kërkon votimin e qytetarëve të Kosovës në territorin e Kosovës për reformën e saj gjyqësore? A do ta përkrahte një referendum të këtillë, apo do ta gjykonte, madje me kualifikimet serbe si tendencë për krijimin e Shqipërisë Etnike”, ka thënë ai, transmeton gazeta metro.
Ndërsa, si pikë të tretë, Bajrami tha se tendenca e BE’së që edhe kjo çështje të përfshihet në temat e dialogut Kosovë – Serbi është e rrezikshme, e cila paraqet tendencë për kompromise të reja, përtej, siç i quajti ai, kompromiseve të dhimbshme që Kosova ka bërë me pranimin e planit të Ahtisarit.
“Tendenca e BE- së që edhe kjo çështje të përfshihet në temat e dialogut Kosovë-Serbi është e rrezikshme, cenon shtetësinë e Kosovës dhe paraqet tendencë për kompromise të reja, përtej kompromiseve të dhimbshme që Kosova ka bërë me pranimin e Planit të Ahtisarit, i cili serbëve të Kosovës i ka siguruar pozitën më të privilegjuar kushtetuese në Evropë. Uniteti institucional, partiak dhe i lidershipit të Kosovës në këto ditë, kur po kujtojmë viktimat e gjenocidit të Serbisë është përgjigjja më e mirë ndaj këtij provokimi. Urojmë që ky lidership të demonstrohet në të gjitha rastet, kur cenohet shtetësia e Kosovës, integriteti, rendi kushtetues dhe sovraniteti i Kosovës”, ka thënë Bajrami.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...