Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka komentuar aksionin e sotëm ku mbeten të arrestuar dy zyrtarë të MTI-së dhe Ridvan Muharremi nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka shkruar se përgjegjësia kryesore i takon kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shkruan Arbresh.info.
“Kryetari i Vetëvendosjes është kryepërgjegjësi për funksionimin e secilit dikaster, është përgjegjës edhe për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, duke marrë për bazë faktin se një mik i tij komplet jashtë institucioneve përfshihet në tenderë. Ai dhe ministrat e tij duhet gjithashtu të mbahen përgjegjës për përfshirjen e zyrtarëve të Vetëvendosjes në kontrabandë me drogë, për koordinimin e Mimoza Kusarit me Radojcicin, për hajnitë në KEK për nepotizmin dhe të gjitha skandalet tjera”, tha ajo.
Përveç kësaj, Bajrami ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë që t’i shkoj deri në fund aksionit të sotëm.
Sipas saj, të gjithë keqpërdoruesit duhet që të marrin dënimin e merituar, dhe ti kthehet besimi i qytetarëve në këtë vend se ka drejtësi.
“Policia dhe Prokuroria duhet t’i shkojnë deri në fund aksionit të sotëm për keqpërdorimin e rezervave shtetërore dhe jo vetëm sepse ajo çka po ndodhë me tenderë njëburimor, me kritere joligjore në kontrata multimilionëshe ia kalon aferës së rezervave shtetërore”, shtoi Bajrami./Arbresh.info/
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...