Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj një vendimi të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Sipas Bajramit qeveria e thirrur për luftimin e korrupsionit, nuk është duke e luftuar këtë dukuri.
“Po thojnë po “luftohet korrupcioni”, që nja fakt tjetër qysh 51%-shi po lufton korrupcionin”:
“Bordi Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, KPMM, i zgjedhur nga 51% me datë 6 dhjetor 2021, ka marrë vendim të i falë Ferronikelit (kompani kjo 100% private) 9,019,979.44 Euro obligime ndaj shtetit rentë minerare.
Bordit të KPMM-së me datë 31.05.2022 e ka njoftuar Ferronikelin për detyrimin prej 9,019,979.44 milionë euro për rentë minerare, mandej me datë 29.08.2022 pendohet dhe nxjerr një vendim tjetër për ta liruar Ferronikelin nga ky obligim”, ka shkruar Bajrami.
Sipas saj shkarkimi i këtij Bordi ishte në rend dite në seancën e 2 shkurtit, por u largu nga rendi i ditës për procedurë dhe për qudi në seancën e ardhshme nuk është në rend dite, d.m.th. përkundër fakteve të ditura ky bord vazhdon të jetë në dëtyrë me kompetenca të plota.
“Ky Bord sigurisht do të shkarkohet nga Kuvendi, por dëmi tashmë është bërë, tani shteti do të sorollatet nëpër gjykata duke kontestu vendimin e vet/Bordit të KPMM-së në favor të Ferronikelit. Garant komitetet e LVV-së, e cilësojnë këtë si ”luftë kundër korrupcionit”, ka shkruar tutje Bajrami./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...