Zyrtari i PDK-së Arsim Bajrami ka reaguar pas zgjedhjeve të 17 tetorit të mbajtura në nivel vendi.
Përmes një postimi në facebook është shprehur se pas arrestimit të dy ish-liderëve të PDK-së, Thaçi dhe Veseli, PDK sërish ka arritur të rimarrë vetën duke ofruar liderë të pregaditur për udhëheqjen e komunave të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
“Zgjedhjet lokale të rrethit të parë të dt.17 tetor 2021, shënuan fillimin e procesit të ringritjes së PDK-së, si parti shtetëformuese dhe lidere në skenen politike në Kosovë. Pas goditjes së rëndë që mori me arrestimin e dy liderëve historik, Presidentit Thaçi dhe Kryetarit Veseli, PDK arriti, të rimarrë vehten të bëjë reformat e brendshme dhe të promovojë vlerat e saja profesionale , duke ofruar lider të pregaditur për udhëheqjen e komunave të Kosovës. Si një nga themeluesit e parë të PDK-së përgëzojë lidershipin e PDK-së, Kryetarin e posazgjedhur Z. Memli Krasniqi, kolegët dhe miqet e mi z. Uran Ismaili, Bedri Hamza, Agim Aliu, Shaqir Totaj dhe kandidatet tjerë për fushaten profesionale dhe dinjitoze. Jam i sigurtë se ky trend i ringritjes do të vazhdojë me 17 nëntorë në rrethin e dytë dhe do të kurorëzohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kur PDK do të konfirmohet si parti lidere në skenen poltike të Kosovës”. /arbresh.info/
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...