Deputetja e Nismës, Valdete Bajrami, thotë se opozita i është afruar numrit prej 40 nënshkrimesh për mocionin për mosbesim të qeverisë.
Në Interaktiv të KTV-së, ajo ka deklaruar se po mungojnë vetëm 2-3 nënshkrime që të arrihet numri i mjaftueshëm për mocion. Bajrami ka shtuar se ka deputetë të pozitës që kanë nënshkruar mocionin.
“Grumbullimi i nënshkrimeve është nis para disa ditësh dhe nuk do të thotë që të përfundojë shumë shpejt. Mundet me pas pengesa në seancë. Ka afate kohore që mund të pengojnë një procedim të tillë. Jemi të kujdesshëm që të mos kemi problem që më pas të kemi mungesën e votave për rrëzimin e kësaj qeverie. E kemi nis me 30 deputetë nga opozita, por kemi parë deputetë nga pozita të cilët nuk mund t’i dalloj shpesh a janë opozitë apo pozitë duke marrë parasysh kritikat e tyre. Edhe ata janë shprehur pro për neve. Jemi afër 40. Ka deputetë të shumicës parlamentare që kanë nënshkruar. Na mungojnë vetëm edhe 2-3 vota. Deputetët kanë kërkuar që të mos bëhen publike qëndrimet e tyre tash”, ka thënë ajo.
Për t’u rrëzuar qeveria, duhet të paktën 61 vota të deputetëve dhe Bajrami thotë se opozita është e kujdesshme që kur të procedojë mocionin të jetë e sigurt që do të rrëzojë qeverinë.
“Nuk e di si do të përfundojë gjithë kjo situatë. Jemi të kujdesshëm për procedim. Sepse nuk duam që vetëm të procedojmë dhe të mbesim aty. Them publikisht që ka edhe deputetë të LDK-së që kanë thënë se kur t’i keni 60 vota, vota ime do të jetë 61 për rrëzimin e kësaj qeverisje”, ka deklaruar ajo më tej.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...