“Kemi pikën ku ata e kontestojnë pavarësinë, thuhet se nëse një komision e zgjedh Kuvendi e zgjedh drejtorin, ata thonë se një zgjedhje e tillë do të thotë shtrim i ndikimit politik”, ka thënë ish-ministrja e Financave dhe Transfereve , Hykmete Bajrami.
Bajrami është shprehur se, byroja për konfiskimin e pasurisë e përpiluar nga Ministria e Drejtësisë, në formën që është, rrezikon të krijojë precedent për ndikim politik, nga secila parti që mund të jetë në pushtet.
“Komisioni i mbikëqyrjes përpos kompetencave për shkarkimin dhe emërimin e drejtorit e ka kompetencën e rishikimit të raportit të punës, ata thonë se kjo do të ushtronte ndikim politik”, ka thënë Bajrami në rtv Dukagjini.
Bajrami ka thënë se LDK-ja është e mendimit se duhet të tërhiqet ligji dhe të merren parasysh vërejtjet e Komisionit të Venecias, apo opsioni i dytë sipas saj, duhet të jetë formimi i një komisioni të balancuar, i cili nuk do të ushtronte ndikim politik.
“E shohim gati të pamundshme që një ligj i tillë, nëse merren parasysh të gjitha vërejtjet e Komisionit të Venecias, i bie të ndryshojë i tërë ligji. Oferta jonë ishte të formohet një komision i balancuar sikurse ai i komisionit zgjedhor”, ka thënë Bajrami.
Deputetja e LDK-së ka thënë se nëse një ligj për konfiskim të pasurisë së paligjshme miratohet, grupi parlamentar i partisë së saj do të dalë vullnetar që t’i hetojë ata së pari, sepse sipas saj, ata nuk kanë asgjë për të fshehur.
“Ne si grup, e ofrojmë veten tonë, që ligji të fillojë, të fillojë implementimi i këtij ligji me neve, nuk jemi kundër ligjit për konfiskimit të pasurisë, nëse vërtetohet që dikush ka probleme”, ka thënë Bajrami.
Bajrami ka folur edhe për krizën ekonomike, ku sipas saj, Qeveria e Kosovës nuk e ka marrë asnjë masë që do të ndikonte për zbutjen e kësaj krize. Ajo ka propozuar se duhet të hiqet akciza për një pjesë të produkteve bazë, apo të reduktohet TVSH-ja.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...