Valdete Bajrami kandidate për deputete nga koalicioni PDK-AAK-Nisma në një debat televiziv në RTV Dukagjini ka thënë se partia e saj pas zgjedhjeve të 11 qershorit do të dyfishojë numrin e deputetëve.
“Unë jam e bindur nëse mbahen zgjedhjet që ne i kemi kërkuar dhe ne i sollëm, Nisma do të dyfishojë numrat”, ka thënë Bajrami.
Ajo e ka quajtur pengesë faktin që në këto zgjedhje garojnë vetëm 15 deputetë nga Nisma, por megjithatë ky subjekt do të ketë përfaqësim të shtuar pas zgjedhjeve.
Bajrami ka shtuar se pjesëmarrja e Nismës në koalicionin e madh i ka kufizuar numrin e kandidatëve për deputetë edhe pse ajo shprehet e sigurtë që do të kenë dyfish më shumë deputet.
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë