Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami përmes një shkrimi në Facebook thotë se beteja e grevës në arsim nuk ka fitues, por ka vetëm humbës.
Bajrami tutje shton se ata që besuan se SBASHK-u dhe Rrahman Jasharaj janë të ndikuar politikisht, është dashur që t’i kërkojnë ministres së arsimit Arbërie Nagavcit, që nga 25 gushti e deri me sot ta takojë secilin mësimdhënës në Kosovë, në mënyrë që ta shoh se ku po qëndron problemi.
“Mos harroni se në mesin e atyre që janë në grevë, ka shumë që në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë votuar për VV-në. Injorimi i grevës është injorim ndaj 318 mijë fëmijëve. Por ta dini që të gjithë ju që po akuzoni SBASHKU-n dhe s’po kërkoni angazhim maksimal nga Qeveria jeni duke i kontribu grevës”, shkroi Bajrami.
Tutje ajo tha se të gjithë duhet t’u bëjmë presion që këto dy palë të ulën në një tavolinë dhe të mos largohen nga aty pa gjetur një zgjidhje.
Postimi i saj i plotë:
Për ju që besoni se Rrahman Jasharaj dhe SBASHK-u janë të ndikuar politikisht, është dashur me i kërku ministres së arsimit znj. Nagavci që nga 25 gushti e deri me sot me taku secilin mësimdhënës në Kosovë, duke e vizitu çdo shkollë e çerdhe dhe me pa se ku qendron problemi.
Mos harroni se në mesin e atyre që janë në grevë, ka shumë që në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë votuar për VV-në.
Injorimi i grevës është injorim ndaj 318 mijë fëmijëve.
Por ta dini që të gjithë ju që po akuzoni SBASHKU-n dhe s’po kërkoni angazhim maksimal nga Qeveria jeni duke i kontribu grevës.
Ne të gjithë duhet të bëjmë presion që këto dy palë të ulën në një tavolinë dhe të mos largohen nga aty pa gjetur një zgjidhje.
Kjo betëjë nuk ka fitues, ka vetëm humbës.
Mos të humbin më shumë!/arbresh.info/
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti