Deputetja e Lidhjes Demokratike të Koosvës (LDK), Hykmete Bajrami e ka quajtur të gabuar e të vonuar, nismën e Ministrisë së Arsimit për ngarkimin e prindërve për blerjen e librave shkollorë të fëmijëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se kjo nismë do të ketë pasoja për të gjithë sistemin e posaçërisht për nxënësit dhe prindërit e tyre, përcjell Arbresh.info.
“Nisma e Ministrisë së Arsimit që t’i ngarkojë prindërit me blerjen e librave shkollor vetëm një javë para se të nisë procesi mësimor është nismë e gabuar, e vonuar që do të ketë pasoja për gjithë sistemin e posaçërisht për nxënësit dhe prindërit e tyre.”, ka shkruar Bajrami.
Sipas saj, shteti nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë shantazhi dhe as kushtëzimeve eventuale nga ndonjë shtëpi botuese, teksa shtoi se vendime të tilla duhet të merren kohë më parë.
“Pra, kemi një dështim të MASHT-it meqë krejt në fund paskan marrë çmimet e larta nga shtëpitë botuese dhe tash i ngarkojnë familjet dhe prindërit e fëmijëve t’i blejnë librat.”, shtoi deputetja.
Tutje deputetja opozitare pyeti shtroi disa pyetje lidhur me atë se çka nëse paratë që do tu barten prindërve nuk do të mjaftojnë dhe çfarë nëse nxënësit nuk arrijnë me kohë të furnizohen me të gjiths librat.
Ndër të tjera, ajo i është drejtuar minsutres Nagavci duke I thënë që të mos i lë fëmijët pa libra.
“Vitin e kaluar fëmijët tanë e kanë humbë një muaj mësim dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi. Ministre, mos i merr në qafë fëmijët sepse kanë humbur një muaj mësim vitin e kaluar. Mos i lë fëmijët pa libra se këtë nuk ta kanë borxh.”, përfundoi ajo./Arbresh.info.
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...