Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit i cili ka thënë se hyrja tatimore në katër vjetët e fundit është dyfishuar si rezultat i luftës kundër kontrabandës.
Lidhur me këtë, Bajrami shprehet se kontrabanda e mallrave, veç me kontrabandë të numrave nuk luftohet,shkruan Arbresh.info.
“Pra, ministri i financave, ekonomisti i cili kursimet personale i investon në bursa ndërkombëtare, Inflacionin në qeverinë e tij po e paraqet si luftë kundër kontrabandës. Ku kemi rënë, një shoqni janë tu e trajtu si analfabetë. Sot manipuluesi me i madh i Qeverisë paska folë për luftën kundër kontrabandës”, ka shkruar tutje ajo.
“Kush po folë, Hekurani, ministri i cili për katër vjet s’ka qenë në gjendje me e zgjedhë një drejtor kredibil të Administratës Tatimore të Kosovës, ATK. Ministri i cili që dy vite e gjysmë e mban jashtëligjshëm pa mandat në ATK drejtorin e zgjedhur nga Qeveria e PAN-it. Ai ndër të tjera paska thënë “Për shembull, nëse në vitin 2015 importi i padeklaruar në Doganë ka qenë 2.63 miliardë euro, gjasat janë që importi real ka qenë shumë i lartë. Nëse e llogarisim me trendin e njëjtë sikurse në vitet 2021-2023, me 61% të BPV-së, importi real del të ketë qenë rreth 3.46 miliardë”, shtoi Bajrami./Arbresh.info/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...