Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka falënderuar 35 vullnetarët e Grupit të Katërt të Korpusit të Paqes të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre për të shërbyer në Kosovë.
Bajrami ka thënë me këtë rast se ky veprim vetëm forcon miqësinë e Kosovës me Amerikën, shkruan Arbresh.info.
“Prania juaj në Kosovë ne na nderon, është një forcim i miqësisë së Kosovës me Amerikën dhe është një mundësi e mirë që na tregoni se të jetosh në diversitet është përparësi. Unë e di që ju tanimë jeni të përgatitur për të shërbyer në Kosovë. Ju do të punoni në vise të ndryshme, do të punoni në shkolla, me etni të ndryshme”, tha Bajrami.
Ai shtoi se puna e tyre me mësimdhënësit e gjuhës angleze në Kosovë do të ndihmoj masivizimin e kësaj gjuhe në Kosovë./arbresh.info/
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë