Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, mori pjesë në takimin vjetor të FMN-së të kryesuar nga Drejtorja Menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva.
Kjo ishte hera e parë që Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës i rezervohet mundësia e adresimit si panelistë në takimin e nivelit të lartë të FMN-së.
Në fjalën e saj, ministrja falënderoi FMN-në për këtë mundësi dhe për mbështetjen në menaxhimin e pandemisë si dhe për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e menaxhimit të financave publike dhe ruajtjen e stabilitetit makrofiskal në vendin tonë.
Bajrami foli për sfidat me të cilat po përballet ekonomia e Kosovës në kontekstin e krijuar nga pandemia, duke u përqendruar në nevojën për një politikëbërje adekuate, e cila adreson në mënyrë efektive dhe të shpejt problemet socio-ekonomike e ato shëndetësore të krijuara si rezultat i pandemisë.
Më tej ajo theksoi se Kosova dhe vendet e rajonit duhet të adresojnë në mënyrë të kujdesshme dhe të analizuar mirë hapësirën fiskale si dhe të forcojnë kapacitetin absorbues në mënyrë që financimi i projekteve të prodhojë rezultate pozitive.
Nënvizoi se edhe në periudhën vijuese mbeten sfida të rëndësishme për t’u adresuar, sikurse çështja e parashikueshmërisë, përkatësisht e pasigurisë që ndërlidhet me shkallën e dëmit ekonomik të krijuar nga pandemia tek bizneset si dhe reflektimit të këtij ndikimi te të hyrat buxhetore të shtetit.
Po ashtu u nënvizua se “Në kuadër të politikave tona publike, ne si qeveri duhet të përballemi me dilemat e pashmangshme për të gjetur balancë ndërmjet investimeve publike në shëndetësi, arsim, në sektorin privat dhe në fusha tjera, gjithnjë duke pasur në konsideratë grupet e cënuara dhe kategoritë sociale.”
U kritikua se donte ta puthte me zor Loredanën, Jozi: Po mun...
Agani: Familjen e kemi si ide hyrëse të programit tonë
Lushaku: LDK-ja do t’i ndërtojë 80 çerdhe në Kosovë
Hamza nesër bën homazhe në Reçak
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për post...
“Do të rriten pagat në sektorin privat” – Hamza: Zhvillimi i...