Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami i ka rekomanduar SBASHK-ut që të rishikojë kërkesat duke pranuar oferta e Qeverisë për shtesën 50 euro, por kjo shtesë të vazhdoj deri me 31 dhjetor. Kurse, më 1 janar të fillojë implementimi i Ligjit të Pagave.
Bajrami e cila ka qenë edhe ish-ministre e Financave, ka shkruar në Facebook se në rast se Ligji i Pagave nuk hyn në fuqi, të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdojë deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.
Postimi i ish-ministres Bajrami:
PROPOZIM PËR SBASHK-un DHE QEVERINË
Sot u bë një muaj që arsimi në vendin tonë është në grevë.
Kemi humbë shumë, kemi humbë të gjithë.
I rekomandoj SBASHK-ut që të rishikoj kërkesat kështu:
– Të pranohet oferta e Qeverisë për shtesën 50 euro, por kjo shtesë të vazhdoj deri me 31.12.2022.
– Me 01.01.2023 të filloj implementimi i Ligjit të Pagave. Në rast se Ligji i Pagave nuk hyn në fuqi, të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdoj deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.
– Qeveria të mos zbatoj ndëshkime në paga, për muajin shtator.
I rekomandoj Qeverisë t’i pranoj këto kërkesa.
Shkollat dhe qerdhet të hapën të hënën. /arbresh.info/
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...