Bajrami liston “rekordet e thyera” të kryeministrit Kurti

14:04 | 12 Tetor 2022
A. B.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e 100-të të Qeverisë së Kosovës ndër të tjerash ka numëruar sipas tij suksese e kësaj qeverie përgjatë 1 viti e gjysmë.

Ndër të tjerash Kurti madje tha se ka rritje ekonomike dhe se është punuar shumë në këtë drejtim.

E pas kësaj, ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Bajrami ka renditur në fakt disa prej “dështimeve” të vendit, apo krizat me të cilat po përballen qytetarët si problematikat më të mëdha ato të gjenerimit të të ardhurave, apo ngritjes ekonomike.

Madje ajo tha se ky është realiteti paralele i kryeministrit Kurti.

Postimi i plotë:

Realiteti parlel i z. Kurti

Prej frazës për “zhvillim ekonomik të pashembullt” e “shumë shpejtë do ta zëmë Kroacinë” sot është lansuar perla e re e zotit Kurti “po ja thyejmë rekordet vetës”.
Cilat rekorde Kryeministër?

Faktet janë kokëforta. Me propagandë erdhet në pushtet por tani jeni në Qeveri, tani i keni krejt, tani ka kaluar koha kur qytetarët ju kanë vlerësuar sipas fjalimeve dhe frazave të bukura, ku me duhet ta pranoj që jeni i pakonkurrent.

Zoti Kryeministër,

Realiteti është ky: Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë rivlerësime dhe thotë se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022 nuk mund të kaloj 2.7%. Në anën tjetër Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoj më herët raportin ku tregoj se rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti ishte vetëm 2.14%.

Na trego të lutem, prej kur na qenka progres ekonomik rritja 2.7%, cilin rekord e keni thyer këtu?

Megjithatë ka disa “rekorde” të cilat janë thyer dhe këto janë:

Inflacioni sipas Bankës Botërore 19.1%, sipas Agjencisë së Statistikave 12.7%. Si rezultat i rritjes së çmimeve janë rritë të hyrat nga Dogana dhe ATK-ja. Qeveria ka marrë tatime e taksa nga qytetarët e bizneset dhe po i mbani në llogari, po i lë të zhvlerësohen.

42 mijë qytetarë kanë emigruar vetëm vitin e kaluar. Sipas sondazheve të këtij viti, çdo i dyti qytetar dëshiron të ikë nga këtu.

Rekord keni keni thyer edhe me mos punë: Investimet kapitale janë më të ulëtat që nga shpallja e pavarsisë.

Rekord keni thyer edhe në shëndetësi: Shëndetësia është përkeqësuar, e thonë mjekët dhe pacientët që asnjëherë s’ka qenë më keq. Ketë e dini dhe ju se keni marrë funksion ezekutiv tani.
Rekord është thyer edhe në thëllimin e bilancit tregtar (2021: 3.9 mld. deficiti tregtar d.m.th. 4.6 mld. importe) e Serbia është kthy si partneri kryesor tregtar.

Po thoni që keni kriju 40 mijë vende pune. Nuk është e vërtetë. Në vitin 2021 sipas raporti të ZKA-së 62,417 persona kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet lokale dhe nacionale si dhe plot 42,000 kanë emigruar, ndikim ky i drejtëpërdrejt i uljës së shifrave të atyre që kërkojnë punë.

Rekord keni thyer edhe bilancin bankar. Qeveria në vend që t’i ketë në qarkullim po i mban të bllokuara rreth 700 milionë euro, të cilat janë zhvelërsu për 140 milionë euro, për shkak të rritjes së çmimeve.

Keni thyer të gjitha rekordet në keqmenaxhimin e krizës energjetike. Reduktime në gusht, asnjë kontratë për furnizim me energji, kanë dështuar remontet e blloqeve edhe vitin e kaluar por këtë vit dështimet janë edhe më të mëdha.

Duhet të përmendet gjithashtu ngritja e çmimit të rrymës në fillim të këtij viti: 85% tarifa e lartë dhe 104% tarifa e ulët, mungesa e investimeve të huaja, ikja e të rinjëve, sidomos fuqisë së kualifikaur punëtore, ikja e mjekëve, greva në arsim dhe në administratë publike, krimi/dhunimet, kontratat e negociume/korrupsioni, arrestimet në rastin Brezovica/lidhjet me VV-në, nepotizimi në punësime – asnjëherë deri me tani nuk janë marrë parasysh rekomandimet e kompanisë britaneze për punësime në pozita të larta etj.

Gjendja ekonomike nuk është e mirë vetëm pse Kryeministri thotë ashtu, as nuk është e rëndë pse opozita e cilëson si të tillë. Gjendja ekonomike është e rëndë sepse të tillë po e përjetojnë çdo ditë qytetarët e vendit të cilëve përveç të tjerave që një nga fillimi i vitit u është zvogëlu fuqia blerëse për së paku 20%. /arbresh.info/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme