Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë në largim që vjen nga LDK, Hykmete Bajrami nuk ka dashur të japë detaje lidhur me takimet mes partisë ku ajo bën pjesë dhe Vetëvendosjes për një listë të mundshme të përbashkët zgjedhore.
“Tani të ju them të drejtën, kemi pasur takim të ekspertëve dhe eksponentëve të LDK-së dhe janë ndarë detyrat, nuk bëj pjesë në grupin që diskuton në çështje të tilla. Jam pjesë e grupit të ekspertëve të ekonomisë dhe po punoj në programin për ekonomi”.
“Ka qenë të tjerë që janë marrë me këtë çështje”.
Ajo ka thënë poashtu në Kosova Direkt të Klan Kosovës se koalicioni LDK, AKR dhe Alternativa “u kalli datën” kundërshtarëve të skenës politike.
“Ky koalicion tregon qartë që LDK, dhe Mustafa me lëvizjen e tij të fundit, iu dëshmoi të gjithëve dhe atyre brenda LDK-së mendonin që koalicioni i vitit 2014 është bërë për pozitën e kryeministrit që nuk është kështu, ai tregoi se di të marrë vendime të duhura”.
“Kandidimi i Hotit tregon që është krijuar një momentum”.
“Koalicioni me AKR-në dhe Alternativën u kalli datën oponentëve tanë kryesorë dhe u panë lëvizjet e fundit politike për këtë”.
Bajrami ka deklaruar poashtu se Veseli e prishi marrëveshjen me LDK-në duke dashur postin e kryeministrit, e më pas sipas saj, nga frika e fitores së LDK-së, ai bëri marrëveshje me AAK-në dhe Nisma-n.
“Veseli e prishi koalicionin, e prishi marrëveshjen dhe e ndërpreu këtë qeverisje për të marrë pozitën e kryeministrit dhe edhe kjo ëndje u bë e parealizuesheme, është frika nga fitorja e LDK-së që e shtyri Veselin që në minutat e fundit të bëjë koalicion me AAK-në”.
Ministrja në detyrë ka thënë poashtu se akoma nuk është vendosur për listën e deputetëve dhe nëse ajo do të jetë në këtë listë.
“Listën e deputetëve për koalicionin e LDK-së po e bën kryetari Mustafa dhe tre nënkryetarët e partisë, nuk kam dëgjuar që flitet për pozita sepse kauza jonë është që koalicioni t’i fitojë zgjedhjet në mënyrë që të ju dëshmojmë të gjithë oponentëve që LDK di të marrë vendime dhe do të jetë fituese për të ofruar perspektivën për qytetarët e Kosovës”.
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...