Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami përmes një statusi në rrjetin social Facebook iu ka përgjigjur Mustafës, duke thënë se është dëshmuar se kush ka tradhtuar elektoratin e vet prej lakmisë për pushtet.
Derisa Mustafa ka thënë se nuk i frikësohet atyre që po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë, pasi ata kanë probleme me ligjin, Bajrami ia ka kthyer se prej lakmisë për pushtet duke u bërë bashkë me ata që i akuzonit për vrasjet e veprimtarëve të LDK-së.
Ky është status i plotë i Bajramit:
“ju keni tradhtuar elektoratin e juaj duke u bashkuar me ata të cilët sipas juve ishin kapësit e shtetit, e që partia juaj i bëri kryetar kuvendi e kryetar shtetit, por ja që për të ardhë në pushtet lakmia juve ia mbylli sytë dhe mashtruat me ato premtime të cilat nuk i mbajtët. Është mirë të merresh edhe këto pak ditë që iu kanë mbetur me stafin që i ke aty se karvani juaj do të ndalet shumë shpejtë”/Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...