Opozita si iniciues të mocionit për shkarkimin e Qeverisë me votë të mërkurën në Kuvend, janë të bindur se do ta kenë mbështetjen edhe të disa deputetëve të koalicionit PDK-LDK.
Shefja e grupit parlamentar të NISMA’s, Valdete Bajrami tha të hënën për Gazetën Express se ndonëse mund të duket e pabesueshme, opozita është koordinuar me disa deputetë të PDK-LDK’së që të votojnë pro shkarkimit të qeverisë Mustafa.
“Për të mërkurën, ashtu qysh e kemi nis që nuk na keni besu që i kemi nënshkrimet, edhe me ju thanë që i kemi votat s’besoni”, tha Bajrami.
“Na besojmë shumë që do ta rrëzojmë këtë qeveri. Në rast se këta s’marrin naj vendim paraprak, sot ose nesër”, ka shtuar ajo.
Shefja e grupit parlamentar të NISMA’s, pranoi se opozita VV-AAK-NISMA me 30 vota nuk e kanë të mundur shkarkimin e qeverisë me mocion.
“Neve na intereson t’i kemi 61 vota, ftesë u kemi bërë të gjithëve për votë. Në kontakt kemi qenë me të gjithë ata që kanë deklaruar se nuk pajtohen me qeverinë Mustafa, dhe presim që ata të jenë pro rrëzimit të kësaj qeverie përmes iniciativës tonë”, deklaroi Valdete Bajrami
Tutje, ajo tha se NISMA si grup parlamentar nuk ka marrë ftesë për takim me ambasadorin e SHBA’ve Greg Delaëie, sic është raportuar.
“Jo deri në këto momente, jo”, është përgjigjur Bajrami për ftesën në fjalë. /Arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...