Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit pasi që ky i fundit ka folur për rritjen në Trust.
Me anë të një postimi në Facebook, Bajrami ka drejtuar një pyetje për Muratin, për të cilin ka thënë se cili është komenti i tij pasi 31 milionë euro janë shpenzuar për një vit nga ekzekutivit i vendit në naftin e veturave zyrtare.
Mes tjerash, ajo ka theksuar se këto shifra i ka nxjerrë nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës.
Lexo edhe:
“Një pyetje publike për Hekuran Muratin i cili sot e paska vendosë me kalu kohën në facebook. Çka ka me thanë ‘ministri i financave’ lidhur me konfirmimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, në Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2023, faqe 42, ku thuhet se gjatë vitit 2023 vetëm për karburante janë shpenzuar 31 milionë Euro, ndërsa për furnizime mjekësore 51 milionë Euro”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
“Pra, furnizime mjekësore për krejt qytetarët e Kosovës 51 milionë Euro, a veç naftë për vetura zyrtare 31 milionë Euro, (ta kemi të qartë bëhet fjalë për një një vit, jo për një mandat). Në vitin 2019 shpenzimet e karburantit kanë qenë 8.5 milionë Euro RVA (2019), faqe 35, ndërsa norma e inflacionit për këtë produktet 2019-2023 është 22%”, shkroi tutje ajo./Arbresh.info
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...