Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka falënderuar deputetët për votimin e projektligjit për buxhetin për vitin 2021.
Ajo ka ftuar ata që edhe në seancën e nesërme ta votojnë edhe leximin e dytë të këtij projektligji.
Bajrami tha se deputetët treguan përgjegjësi të lartë institucionale përmes votimit të këtij projektligji të rëndësishëm duke evituar kështu një krizë të panevojshme buxhetore për vitin 2021.
“Lajmi tjetër i mirë nga seanca e sotme është edhe miratimi i dy projekligjeve të rëndësishme, si: Projektligji Nr. 07/L-035 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Projekligji Nr. 07/L-036 për Ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan”, ka shkruar ajo./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Të nderuar,
Në seancën e sotme, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi në lexim të parë projektligjin e buxhetit 2021. Dëshiroj të falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që treguan përgjegjësi të lartë institucionale përmes votimit të këtij projektligji të rëndësishëm duke evituar kështu një krizë të panevojshme buxhetore për vitin që po hyjmë. Ftoj deputetët që në seancën e nesërme ta votojnë edhe në lexim të dytë projektligjin e buxhetit për vitin 2021.
Lajmi tjetër i mirë nga seanca e sotme është edhe miratimi i dy projekligjeve të rëndësishme, si: Projektligji Nr. 07/L-035 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Projekligji Nr. 07/L-036 për Ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.
Burimi e ndihmon Anisën të pastrohet
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...