Google ADS

Bajrami falënderon SBASHK-un për kontributin në situatën aktuale

14:55 | 3 Prill 2020
Arbresh.info

Krahas aktiviteteve të shumta që po zhvillon SBASHK-u me gjithë anëtarësinë në shërbim të rrjedhës së mbarë të procesit mësimor në kushtet e rrethanat e krijuara nga Covid-19, vazhdohet me komunikimin edhe me ministren në detyrë, Hykmete Bajrami me qëllim të informimit me kohë për angazhimet dhe përkushtimin e mësimdhënësve dhe psikologëve e pedagogëve në realizimin e obligimeve dhe detyrave në procesin edukativ e arsimor nga larg.

“SBASHK-u ka përgëzuar ministren në detyrë Bajrami për angazhimin në shërbim të arsimit duke i shprehur edhe një herë përkrahjen e plotë në gjithë këtë angazhim. SBASHK-u ka informuar ministren Bajrami se janë duke vazhduar takimet nga larg me Kuvendet sindikale komunale dhe të Universiteteve dhe se temë kyçe e bashkëbisedave në këto takime është përkushtimi dhe angazhimi në procesin mësimor nga larg dhe komunikimi i vazhdueshëm me nxënësit dhe prindërit në shërbim të këtij misioni. “Është për çdo lëvdatë angazhimi i punëtorëve të arsimit kudo në Kosovë në kryerjen e detyrave dhe misionit të tyre”, ka vlerësuar SBASHK-u në komunikimin me Ministren Bajrami duke informuar atë edhe me komunikimin që po bëhet me shumë nga psikologët nga mbarë Kosova, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre, që krahas angazhimit e ndihmës që po iu ofrojnë kolegëve e nxënësve të shkollave të tyre, janë të gatshëm të ndihmojnë edhe nxënësit, prindërit dhe kolegët kudo janë ata, në sferën e profesionit të tyre”, thuhet në njoftim.

SBASHK-u ka siguruar Bajramin se gjithë të punësuarit në sistemin arsimor të Kosovës do të vazhdojnë me angazhimin dhe përkushtimin në shërbim të arsimit në Kosovë.

Ministrja MASHTI-t ka falënderuar dhe ka përgëzuar SBASHK-un për kontributin e çmuar që është duke dhënë për rrjedhën sa më të mbarë të procesit arsimor në këto rrethana.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme