Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se “buxheti për vitin 2023 nuk e parasheh zbatimin e Ligjit të pagave, s’parasheh as rritje pensionesh.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka akuzuar Qeverinë Kurti që nuk po e llogaritë inflacionin që i ka goditur qytetarët, duke mos reflektuar në rritje të pagave.
“Kur Kosova po përballet me inflacion, Qeveria e Kosovës ka propozuar ”buxhetin më të madh në histori”, ku nuk përfshinë rritje të pensioneve. Nuk ka paraparë as kosto për zbatimin e Ligjit të pagave. Pra, nuk ka paraparë rritje pagash, nuk ka paraparë as indeksim të pensioneve dhe pagave për normën e inflacionit”, ka shkruar Bajrami.
Tutje ajo ka thënë se inflacioni është 12.7 për qind e që për shportën bazë kalon rritja mbi 50 për qind.
“Më së shumti nga inflacioni po preken familjet pa të ardhura dhe ato me të ardhura të ulëta”, ka thënë ajo.
“Në gjithë këtë situatë, Qeveria s’ka asnjë plan. Ndoshta, kjo Qeveri ka plan të ikë sepse deri më tash s’po shohim as hapa minimal për t’u përballur me këtë situatë të rënduar. Partia në pushtet dhe komplet Qeveria janë kurthuar në temën e targave.
Kanë shndërruar dialogun me Serbinë në temë qendrore. Konfrontimin me SHBA-në dhe BE-në e kanë bërë përditshmëri. Dhe, s’kanë asnjë zgjidhje për ekonomi, s’kanë zgjidhje për arsim, s’kanë zgjidhje as për shëndetësi.
Ndoshta, partia në pushtet dhe komplet Qeveria po punojnë në video propaganduese se si “Kosova po bëhet si Kroacia”, ka deklaruar Bajrami./arbresh.info/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë