Google ADS

Bajrami: Asociacioni, alibi e Vuçiqit për humbjen e Kosovës

23:51 | 23 Maj 2018
M. A.

Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, ndonëse e sheh si çështje problematike themelimin e asociacionit, vlerësoi se qëllimi i Serbisë është që përmes asociacionit të arsyetohet për dialogun me Kosovën.

“Serbët nuk e kanë për asociacionin, por e kanë qëllimin që të gjejnë një alibi për të pranuar faktin historik që Kosova nuk është e tyre. Vuçiq do të marre diçka që të arsyetohet para shtyllave nacionaliste në Serbi”, ka thënë Bajrami në Zona B në Klan Kosova.

“Serbia tenton përmes asociacionit që të thotë se ne e mbrojtëm interesin serb, e krijuam bashkësinë që do të vendosë vetë për serbët e Kosovës, që do bie vendime dhe do të negociojë me qeverinë e Kosovës”.

Profesori Arsim Bajrami ka vlerësuar se Asociacioni i Komunave Serbe mund të jetë problematik, megjithatë është një proces i detajuar dhe nuk mund të dekretohet pa kaluar ne Gjykatën Kushtetuese.

“Në bazë të Kushtetutës, është e drejtë kushtetuese për asociacion, për bashkim. Por, Kosova nuk ka mundësi të bëj me asnjë kompromis. Edhe po të duan politikanët e Kosovës të bëjnë ndonjë kompromis nuk munden, sepse procesi është i detajuar ”.

“Materiali që ka shpërnda Veseli ka qartësisht të shpjeguar. Kemi paraparë tre nivele të kontrollit për themelimin e asociacionit. Niveli pare është qeveria, i dyti Ministria e Pushtetit Lokal dhe niveli i trete është Gjykata Kushtetuese”, tha Bajrami.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme