Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se 70.6% e nxënësve edhe pas një muaji të fillimit të vitit shkollor, vazhdojnë procesin mësimor pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore.
Për këtë statistikë, Bajrami i është referuar një studimi të publikuar këto ditë nga OJQ ETEA, ku ka rezultuar që MAShTI ka pasur ndikim negativ në mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Sipas Bajramit, nuk mjafton dorëheqja e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe përgjegjësi kryesor është kryeministri i vendit, Albin Kurti, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
ALARMANTE: 70.6% e nxënësve edhe një muaj pas fillimit të vitit shkollor 2022/23, vijojnë procesin mësimor pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore
Sipas një studimi që këto ditë ka publikuar OJQ ETEA, konfirmohet ajo çfarë e kemi thënë në fillim të këtij viti se pas vendimit skandaloz të ministers së arsimit për mënyrën e subvencionimit të librave, “do të përfundoj ky viti shkollor dhe asnjëherë nuk do arrihet që të gjithë nxënësit t’i kenë të gjitha librat”.
ETEA ka pyetur 506 mësimdhënës, nëse nxënësit në klasat e tyre i kanë të gjitha librat dhe se a po arrijnë mësimdhënsit të përcjellin planprogramin. Të gjeturat janë alarmante:
70.6% e nxënësve edhe një muaj pas fillimit të vitit shkollor 2022/23, vijojnë procesin mësimor pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore;
52.6% e mësimdhënësve vlerësojnë se vendimi i MAShTI ka pasur ndikim negativ në mbarëvajtjen e procesit mësimor;
Derisa në klasat e para rreth 48% e nxënsëve i kanë të gjitha tekstet mësimore, në klasat e pesta vetëm 16.5% e nxënsëve i kanë të gjitha tekstet mesimore;
54.5% e mësimdhënësve nuk arrijnë ta zhvillojnë në mënyrë të rregullt procesin mësimor, duke mos arritur të përmbushin plotësisht plan-programin e tyre si pasojë e mungesës së teksteve shkollore;
Sipas studimit ndër arsyet kryesore për mos sigurimin e teksteve shkollore, prijnë: mungesa e teksteve shkollore nëpër libraritë e qytetit; problemet me transferimin e mjeteve financiare përmes platformes eKosova; mungesa e kapaciteteve digjitale për të aplikuar në eKosova etj.
Dorëheqja e ministres nuk mjafton, përgjegjësi kryesor këtu është Kryeministri Kurti i cili deri me tani asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë për dështimet në arsim.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...