Google ADS

Bajram Rexhepi vazhdon të jetë në mjekim intesiv

15:24 | 18 Prill 2017
M. A.

Gjendja e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi vazhdon të mbetet e njëjtë. Ai është duke u trajtuar në Klinikën Intensive në QKUK pas sulmit në tru që ka pësuar mbrëmë.

Zyratë të QKUK-së kanë thënë për lajmi.net se nuk ka ndonjë informacion të ri sa i përket gjendej së Rexhepi.

“Ju konfirmojmë se në mjekimin intensive qendror të QKUK-së, është duke u trajtuar ish-kryeministri dr. Bajram Rexhpi, cili ka pasur problem shëndetësore që duhen të trajtohen në këtë njësi”.

“I janë bërë analizat laboratorike dhe radiologjike dhe është nën kujdesin intensiv të vazhdueshëm shëndetësorë të mjekëve të QKUK-së”, ka qenë informacioni që është dhënë nga QKUK në mëngjesin e sotëm.

Bajram Rexhpi është shtrirë mbrëmë rreth orës 20:00 në QKUK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme