Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka treguar se ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi është transferuar në një qendër spitalore në Turqi.
Ai nëpërmjet një statuti në rrjetin social facebook ka falënderuar Ambasadoren e Turqisë në Kosovë për mbështetjen si dhe personelin shëndetësor të QKUK0së për kujdesin e tyre.
Statusi i plotë:
Me kërkesë të familjes dhe kolegjiumit mjekësor, ish-Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është transferuar mbrëmë për rehabilitim në një qendër spitalore në Turqi. Falënderoj Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, si dhe shtetin turk, për gatishmërinë që të ndihmojnë në përpjekjet shtesë për shërimin e tij. Po ashtu, shpreh mirënjohjen time të thellë për personelin shëndetësor të QKUK-së, që me përkushtim të plotë kanë treguar kujdesin e tyre. Në këto momente, të gjithë jemi të angazhuar me familjen e z. Rexhepi dhe lutemi për shërimin e tij.
Sulmet izraelite në Damask vrasin 15 njerëz, sipas mediave s...
Hovenieri e quan Gjeneralin Clark simbol të mbështetjes amer...
Austria merr fitore të rëndësishme ndaj Kazakistanit në Ligë...
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Klinë
Haradinaj: Rezultati më i madh i paqes është anëtarësimi dir...
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e...