Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani është zotuar se bashkë me kryeministrin Haradinaj, do të realizojnë prioritetet në ekonomi.
Ai ka thënë se do të realizojnë top prioritetet e tyre të cilat sipas tij janë përmirësimi i mjedisit afarist, mbështetja e prodhimit vendor dhe rritja e punësimit.
Lexo postimin e plotë të Hasanit:
Sot e mbajtëm mbledhjen e tetë me radhë, ndërsa të parën për këtë mandat qeverisës të Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
Bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj treguam përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që gjatë mandatit tonë do t’i realizojmë top prioritetet tona që janë përmirësimi i mjedisit afarist, mbështetja e prodhimit vendor dhe rritja e punësimit.
Qëllimi i këtij këshilli është që të krijojmë një mekanizëm funksional të dialogut publiko privat, duke punuar për përmirësimin e mjedisit afarist, mbështetjen e prodhimit vendor dhe rritjen e punësimin që janë disa nga top prioritetet e qeverisës
Pas marrjes së mandatit tonë qeverisës kemi dërguar në Qeveri e Kuvend disa ligje shumë të rëndësishme të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në mjedisin e të bërit biznes, mbështetjen e prodhuesit vendor, dhe rregullimin e tregut të brendshëm në vendin tonë.
Unë si koordinator i këtij këshilli kërkojë mbështetjen e të gjithë akterëve në mënyrë që të zhvillojmë objektivat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Cili është Ferrari me tingullin më të mirë?
Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në...
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin n...
Norvegjia, rekord në Evropë për makinat elektrike
Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë
Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë ...