Bajram Gecaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar menjëherë pas deklaratës së deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.
Gecaj ka thënë se kjo akuzë sipas tij tingëllon më shumë si qërim hesapesh në mes adoleshentëve se sa ndonjë konstatim serioz i një subjekti politik.
“Akuzë kjo e cila tingëllon më shumë si qërim hesapesh në mes adoleshentëve, e jo si ndonjë konstatim serioz i një subjekti të pjekur politik. Nuk diskutohet në këtë çështje guximi apo jo, por rezultati që do të mund të nxirrte një veprim i tillë”, thuhet në reagimin e tij.
Reagimi i plotë i Bajram Gecajt:
CILIN HALL E KA LVV?
“Albulena Haxhiu godet LDK-në: S’po guxoni me e hetu SHIK-un”, ishte një titull në portale!
Akuzë kjo e cila tingëllon më shumë si qërim hesapesh në mes adoleshentëve, e jo si ndonjë konstatim serioz i një subjekti të pjekur politik. Nuk diskutohet në këtë çështje guximi apo jo, por rezultati që do të mund të nxirrte një veprim i tillë!
Insistimi kaq i madh dhe për një kohë kaq të gjatë i LVV-së për këtë çështje krijon dyshime serioze për qëllimet e vërteta mbrapa kësaj iniciative! Mos po flasim këtu për “argatë” të tyre që për qëllim përfundimtar dhe të vetëm kanë mu legjitimimin e SHIK-ut! Kjo, pasi që një komisioni i tillë hetues parlamentar nuk do të kishte as për së afërmi kapacitetet dhe ekspertizën e nevojshme për një hetim aq shumë kompleks dhe aq të vështirë si ky. Kjo tanimë është provuar të jetë punë e vështirë dhe komplekse madje edhe për institucionet e thirrura mu për këtë gjë, duke përfshirë këtu edhe drejtësinë ndërkombëtare në Kosovë.
Muajve te fundit, gjatë ndarjes së ashpër dhe të ndyrë të LVV-së në dy grupe, u provua qartë se edhe kjo lëvizje kishte një “shik” të vogël të tyre, e që ndonjëherë kishte vepruar edhe në “treshe”, ngjashmëri kjo, së paku numerike, me “treshet” e dikurshme të LPK-së.
Si përfundim i kësaj “telenovele” nxirret dyshimi serioz se ndoshta “shik-u” i vogël i LVV-së po i ndihmon vëllait të tyre të madh, SHIK-ut të PDK-së, që një herë e përgjithmonë të “shpërlajë” të kaluarën e tyre kriminale, tashmë të provuar edhe me vendime gjyqësore, dhe për këtë të na rrinë mbi kokë sa herë t’ua përmendim!
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...