Ish zëdhënësi i Mustafës, Bajram Gecaj e ka komentuar situatën e ministrit serb Nenad Rikallo, i cili u akuzua nga disa qytetarë të Prishtinës se i kishte terrorizuar ata dhe disa studentë gjatë luftës në Kosovë.
Gecaj ia ka kujtuar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt kohën kur ai dhe ‘opozita e bashkuar’ kërkonin shkarkimin e Aleskander Jabllanoviqit atëkohë ministër për Kthim dhe Komunitete.
Ky i fundit i kishte ofenduar nënat kosovare, gjatë një protestë në Gjakovë.
Bajram Gecaj, zyrtar i LDK’së ka thënë se më e pakta që mund të bëj Kryeministri Haradinaj do të ishte, në këtë rast, suspendimi i tij deri sa organet e drejtësisë ta thonë fjalën e tyre
“Nëse gjykatat do të vërtetonin atë që po e dëgjojmë nga mediat për Ministrin Rikallo, diskutimi për shkarkimin e tij do të ishte i pakuptimtë, pasi që në një rast të tillë ai do të kualifikohej si kriminel lufte. Më e pakta që mund të bëj Kryeministri Haradinaj do të ishte, në këtë rast, suspendimi i tij deri sa organet e drejtësisë ta thonë fjalën e tyre. Mos të harrojmë se dikurë z. Haradinaj, me “opozitën e bashkuar”, desh e kalli Kosovën për një fjalë goje të Jabllanoviqit (edhe pse e papranueshme). Për shumë më pak, Kryeministri Mustafa shkarkoj tre ministra serb. Të na provoj tani z. Haradinaj trimërinë dhe mos-varshmërinë e tij nga Beogradi”, është shprehur ai në Facebook.
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...