Google ADS

Bajram Gecaj: Haki Abazi, kjo poçavër grindavece

14:13 | 28 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka reaguar ashpër ndaj Haki Abazit.

Anëtari i LDK-së dhe shefi i stafit të Agim Veliut, Bajram Gecaj, e ka quajtur “poçavër grindavece” Haki Abazin, pasi ky i fundit ka thënë se Isa Mustafa duhet të merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe për fondin e tre përqindëshit.

Sipas Gecajt, Abazi është ndër më meritorët për rënien siç tha ai, të liderit suprem, Albin Kurti, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i tij:

Haki Abazi, kjo poçavër grindavece, është largë zotërimit të mjeshtërisë së “spin doctoring” (doktor dredhishë/tjerrjesh), pasi që kjo “mjeshtëri” kërkon pasjen e trurit, e të cilin Abazi ashiqare e ka me mungesë të konsiderueshme!

Ai është padiskutim ndër më meritorët për tatëpjetën e LIDERIT SUPREM, Albin Kurti!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme