Në TUM ka udhëhequr grupin shkencor të riprodhimit të shtazëve dhe ka realizuar dhjetëra projekte të mëdha shkencore nga fusha e prodhimtarisë shtazore dhe mjekësisë veterinare, të fituara kryesisht nga Bashkësia Gjermane e Shkencës (DFG).
Si rezultat i punës së tij në këto projekte, përveç të tjerash profesor Bajram Berisha ka punuar dhjetëra punime doktoratash dhe janë publikuar qindra artikuj shkencorë të kategorive të ndryshme, në revistat më prestigjioze ndërkombëtare .
Aktualisht Prof. Berisha është njëri ndër shkencëtarët më të suksesshëm në Kosovë. Ai ka publikuar mbi 300 artikuj shkencorë të kategorive të ndryshme në revistat më të mira të kohës, Hirsch index-i, i tij është 35, e rezultatet e tij shkencore janë të cituara më shume se 3000 herë nga kolegët e fushave të tij shkencore.
Rezultatet e grupit të tij shkencor janë prezantuar edhe në mbi 150 simpoziume, kongrese dhe konferenca shkencore ndërkombëtare.
Prof Bajram Berisha në një intervistë për KosovaPress, thotë se këto rezultate reflektojnë aftësitë e tij të shquara krijuese dhe vizionin e tij të qartë për hapjen e shtigjeve të reja të dijes dhe zhvillimin e shkencës bashkëkohore.
Prof. Berisha në 2007-ën është radhitur në mesin e 30 shkencëtarëve më të cituar nga regjioni gjermanishtfolës për lëmin e Reproduksionit dhe Bioteknologjisë.
“Përpiqem kështu që të punojë edhe atje dhe këtu, në një farë mënyre Prishtina më tërheq gjithmonë në vendin ku kam filluar, ku kam mbaruar studimet dhe ku kam filluar për herë të parë të punojë. Në anën tjetër Universitetit i Munihut një qendër e jashtëzakonshme. Sa për ilustrim Universiteti i Munihut ku punojë dhe kam punuar një kohë të gjatë është universiteti më i mirë në Gjermani… Që nga kthimi im këtu në Prishtinë, jam profesor i rregullt, me gjithë dëshirën që të kthehem gjithmonë në Universitetin e Munihut, për arsye se ata tregojnë interesa të vazhdueshme dhe prej atëherë gëzojë cilësinë e profesorit vizitorë në Universitetin e Munihut, pozitë këtë të cilën ma afron për çdo vit Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Bavarisë. Më duhet që një herë në javë të udhëtojë për në Munih, për fat të mirë të gjitha lidhjet e fluturimeve janë shumë të përshtatshme dhe nu k humbi shumë kohë”, tha profesor Berisha.
Ai ka shtuar se në ndërkohë është zgjedhur profesor edhe në Universitetin e Tiranës dhe përpiqet që së paku një herë në semestër të mban ligjëratat për të ruajtur këtë bashkëpunim mes këtyre tri universiteteve, që është për të një shtytje e fuqishme për zhvillimin e përbashkët.
Prof. Berisha që konsiderohet ndër shkencëtarët më të suksesshëm në Kosovë, mendon se kërkimi shkencor në Kosove aktualisht është në harmoni me zhvillimet në Kosovë.
“Kërkimi shkencor në Kosovë është në harmoni me zhvillimet në Kosovë, kjo është pjesë e realitetit tonë në Kosovë. Që nga pas lufta natyrisht se janë vërejtur problemet e para për arsye se ne jemi të vetëdijshëm për efektet e dëmshme që ka shkaktuar konflikti në Kosovë. Përpara lufte, Universiteti i Prishtinës ka qenë ndër universitetet më të mira në ish-Jugosllavi, ose në mesin e atyre të mirëve, por në këto dhjetë vjet të qëndresës sonë jashtë institucioneve, na kanë dëmtuar dukshëm për strukturën, laboratorët, bibliotekat dhe në anën tjetër natyrisht me kalimin e kohës edhe kanë zvogëluar stafin akademikë, të cilët për arsye të moshës nuk janë më aktiv në Universitetin Prishtinës. Ndërkohë që kuadrot e reja të cilat sot veprojnë në Universitetin e Prishtinës, një pjesë e madhe e tyre pa fajin e tyre nuk kanë arritur që të krijojnë një karrierë vërtet shkencore, që vërtet të bëjnë hu lumtime shkencore dhe në këtë mënyrë të fillojnë kërkimet shkencore në Kosovë”, shtoi ai.
Se si mund të përmirësohet situata e kërkimit shkencor në Kosovë, Berisha thotë se ekziston edhe mundësia bashkëpunimit me projekte ndërkombëtare për kërkime shkencore, siç është projekti “Tempus”, ku Fakulteti i Bujqësisë ka përfituar disa projekte për laborator në vlerë rreth 300 mijë euro, falë angazhimit të tij personal.]
“Mund të them se njëra prej mënyrave të cilën ne mund ta anashkalojmë këtë mungesë kronike të mjeteve materiale për kërkim shkencor në vendin tonë, është që të bëjmë bashkëpunime ndërkombëtare, dhe bashkëpunimi ndërkombëtar mund të jetë i të gjitha niveleve të mundshme. Kjo mund të jetë në shkëmbimin e studentëve, shkëmbimin e profesorëve, sepse kur shkëmbejmë arrihet me bërë bashkëpunime personale dhe kjo gjithmonë ofron mundësinë që të jesh pjesë e një projekti të caktuar shkencore, dhe nëse jemi pjesë e projekteve, atëherë mund të bëjmë edhe publikime të përbashkëta, në mënyrë që të ngritet edhe niveli i përgjithshëm i institucionit tonë, por edhe që të sjellim mjete materiale, të cilat kishin me krijuar një fundament, një bazë më të fuqishme për hulumtime të mëtejme shkencore”, theksoi ai.
Profesor Berisha iu bëri me dije të gjithë pretenduesve për kërkime shkencorë në Kosovë se pa kërkim shkencor është e pamundur që të realizohet ndonjë përparim në këtë fushë.
“Ne kemi arritur që të zbulojmë dhe detektojmë rreth 40 gjene të reja, të cilat janë të rëndësishme për proceset e angiogjenezës, procesi i zbuluar rishtazi për rolin e këtyre proceseve të angiogjenezës në funksionin e organeve të ndryshme. Natyrisht, këto hulumtime kanë hasur në mirëkuptim të madh nga kolegët tanë, për faktin se këta faktorë që përgjegjës janë për krijimin angiogjenezës, janë të rëndësishme edhe për mjekësinë veterinare. Në kuptimin e detektimit të faktorëve që janë përgjegjës për tumoret, kjo si fushë ka qenë shumë integrale, ka integruar shumë degë të caktuara, dhe natyrisht interes i përgjithshëm dhe si rezultat i saj, ne kemi fituar dhjetëra projekte të mëdha të cilat pa problem janë realizuar në laboratorët tonë”, shtoi ai në intervistën për KosovaPress.
Bajram Berisha është Profesor ordinar në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës (UP). Studimet themelore i ka mbaruar në UP, studimet pasuniversitare në Universitetin e Lubjanës (Slloveni), e disertacionin e doktoratës në Universitetin Teknik të Munihut (TUM) në Gjermani. Pas habilitimit (2007) në fushën e fiziologjisë animale dhe bioteknologjisë është emëruar profesor i asociuar në TUM (Gjermani). Në 2011-ën është zgjedhur profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës (Shqipëri), e në 2012-ën në Universitetin e Prishtinës.
Berisha është autor ose bashkautor i dhjetëra projekteve shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktualisht është koordinator i një projekti TEMPUS (nga Komisioni Evropian), i cili UP-së i ka ofruar një program interdiciplinar dhe internacional (mbështetet nga disa Universitete të BE-së) të studimeve të doktoratës në fushën e shkencave të ushqimit, si dhe pajisje bashkëkohore laboratorike të nivelit evropian në fushën e bioteknologjisë.
Që nga 2008-ta, kur është kthyer në Kosovë, Prof. Berisha ka kryer detyra me përgjegjësi në institucionet e arsimit të lartë dhe të shkencës. Ndër të tjera Prof. Berisha ka qenë prorektor për mësimdhënie dhe kërkime shkencore në UP, kryetar themelues i këshillit shkencor të MASHT-it, anëtar i Këshillit Kombëtar të Cilësisë në Agjencinë për Akreditim të Kosovës, anëtar i Këshillit Kombëtar për Njohjen e Gradave Akademike (NARIC) etj.
Angazhimi dhe aktiviteti i Prof. Berishës në këtë universitet të famshëm evropian konsiderohet një kontribut i rëndësishëm në ngritjen e reputacionit dhe ndërkombëtarizimin e Universitetit të Prishtinës dhe të arsimit të lartë dhe të shkencës kosovare.
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...