Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, i ftuar në Pressing ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po luan rol negativ kur flet për territorin, duke shtuar se Kosova duhet të mbrohet.
“Kosova duhet të mbrohet, dhe se duhet të ruhet territori i saj aktual” tha Bajraktari duke shtuar se “Edi Rama po luan një rol negativ kur flet për këto ide të ndarjes”.
Ai shtoi se nuk e di nëse Edi Rama e bën këtë “aksidentalisht apo me qëllim”.
Bajraktari tha se Shqipëria mund të luaj një rol shumë pozitiv për çështjen kombëtare.
“Mendoj se Shqipëria mund të luaj një rol shumë pozitiv e duhet ta luaj rolin pozitiv”.
Ai tha se është shumë i rëndësishëm fakti që shqiptarët ti kenë dy vota në institucione ndërkombëtare.
“Kur Kosova hyn në NATO, ne do t’i kemi dy vota” duke shtuar se “shqiptarët në Maqedoni po bëhen faktorë e me këtë bëhen tre vota” tha Bajraktari.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...