Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me shefin e CIA-së, William Burns.
Bajqinovci i ka reaguar opozitës, duke thënë se kanë mbjellur dyshime dhe pasiguri që shefi i CIA-së nuk po e takon Kurtin.
Sipas deputetit, takimi i Kurtit me shefin e CIA-s, William Burns, është një dëshmi e qartë e rëndësisë së Kosovës dhe marrëdhënieve strategjike me SHBA-në, shkruan Arbresh.info
“Përgjigja më e mirë ndaj spekulimeve opozitare është puna konkrete dhe angazhimi i vazhdueshëm për të mirën e vendit tonë. Kosova ecën përpara, pavarësisht përpjekjeve për të na penguar”, ka shkruar deputeti.
Ai ka thënë se Ramushit, Petritit e LDK-se, ju dështuan parashikimet për takimin Kurti-Burns.
Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, është duke qëndruar për një vizitë në Kosovë.
Burns, të premten në mëngjes ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në objektin e qeverisë./Arbresh.info/
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...