Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shprehur se është pro vendosjes së kamerave në kryeqytet.
Ai shprehet se këto kamera kontrollohen dhe monitorohen nga policia.
Sipas tij këto kamera do të ndihmojnë në parandalimin dhe kapjen e kriminelëve.
E për shqetësimet e qytetarëve, se pamjet mund të keqpërdoren, deputeti thotë se pa urdhër të prokurorit nuk mund t’i nxjerr askush pamjet andaj duhet të vendosen kamerat.
“Unë jam pro vendosjes së kamerave në kryeqytet, këto kamera kontrollohen dhe monitorohen ekskluzivisht nga policia. Kamerat në kryeqytet ndihmojnë në parandalimin dhe kapjen e kriminelëve. Megjithatë, kemi shqetësime për privatësinë dhe mundësinë e keqpërdorimit të pamjeve dhe të informacionit në mënyrë të paautorizuar. Pa urdhër të prokurorit nuk mund t’i nxjerr askush pamjet andaj duhet të vendosen kamerat”, shkruan ai në Facebook.
Ndër të tjera, ai shkruan se vendosja e kamerave inteligjente apo të tjera është nën kompetencën e institucioneve siç janë policia, agjencia për informim dhe privatësi, dhe komuna e Prishtinës
“Vendosja e kamerave inteligjente apo të tjera është nën kompetencën e institucioneve siç janë policia, agjencia për informim dhe privatësi, dhe komuna e Prishtinës. Nëse nuk lejohen kamerat inteligjente atëherë të vendosen kamerat normale”, shkruan ai./Arbresh.info/
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...