Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka reaguar për shkëmbimin e tokave, duek thënë se s’keni parë ende asgjë nga Përparim Rama.
Me anë të një videoje në Facebook, Bajqinovci ka thënë se këmbyer rreth 20 hektarë të tokës së Prishtinës sikur të ishin prona të tyre, shkruan Arbresh.info.
Më tej, ai ka kërkuar nga prokuroria të zbarkojë sa më shpejtë në kryeqytet.
“Përparim Rama dhe brezi i rrugës së re ka këmbyer rreth 20 hektarë të tokës së Prishtinës sikur të ishin prona të tyre. Ky është vetëm fillimi. Ky kryetar pritet të ‘qpijë’ edhe prona të tjera komunale në ndërrmarje publike. Pra kjo është politika e Rrugës së Re ndaj kryeqytetit, nuk ka asnjë projekt zhvillimor për tre vite me rradhë në ‘Kodrën e Trimave’, ‘Kolonica’, ‘Dodona’, ‘Tasiqe’, ‘Tophane’, ‘Mati 1’ edhe shumë lagje dhe fshatra të tjerë të Prishtinës. Prokuroria duhet të zbarkojë sa më shpejtë në komunën e Prishtinës, ende asgjë nuk keni pa”, ka thënë Bajqinovci në videon e ndarë në Facebook teksa ka shkruar “Tokat e Prishtinës kalojnë përmes Rrugës së Re”/Arbresh.info/
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij