Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci po qëndron për vizitë në Suedi, ku është takuar me mërgatën në qytetin e Linkoping.
Gjatë këtij takimi, Bajqinovci tha se mërgata u zotua për mbështetje edhe më të fuqishme për kryeministrin, Albin Kurti, përcjell Arbresh.info.
“Në ditën e dytë gjatë takimeve me mërgatën në Suedi, vizituam qytetin e Linkoping të Suedisë, aty u pritëm nga bashkatdhetarë pavarësisht largësisë, Kosovën e kanë në zemër. Bisedat tona ishin të mbushura me ide dhe shpresë për të ardhmen e përbashkët, duke na kujtuar se forca e Kosovës vjen nga uniteti ynë”, shkroi Bajqinovci në llogarinë e tij në Facebook.
“Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme për Lëvizjen Vetëvendoje dhe për frymëzimin që i jepni çdo përpjekjeje për një të ardhme më të mirë. Së bashku, ndërtojmë një Kosovë të fortë dhe të drejtë! Mërgata u zotua për mbështetje edhe më të fuqishme për Kryeministrin Kurti”, tha tutje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje./Arbresh.info
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...