Bajqinovci për vaksinimin e qyetarëve serb: Ja një formë tjetër e dorëzimit të sovraniteti

20:44 | 25 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas lajmit se Serbia ka filluar vaksinimin e qytetarëve serb në veri të Kosovës.

Bajqinovci ka thënë se me këtë veprim kryeministri në detyrë Avdullah Hoti po e dorëzon sovranitetin e shtetit, shkruan Arbresh.info.

Deputeti i LVV-së, në një reagim në Facbook ka deklaruar se pas rastit të Karaçevës ku me dy këmbë e për 2 kilometra, xhandarmëria serbe kishte shkelur sovranitetin e Kosovës derisa qeveria koti sillej si struc, sot qeveria e Serbisë paska filluar vaksionimin qytetarëve te Republikës së Kosovës me vaksinat anti-covid.

Sipas tij edhe procesi i rrëzimit të qeverisë Hoti është vonuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ky është reagimi i plotë:

 

Nuk paskemi parë gjë akoma. Ja një formë tjetër e dorëzimit të sovraniteti të këtyre që e kanë gojën plotë sovranitet e integritet. Pas rastit të Karaçevës ku me dy këmbë e për 2 kilometra, xhandarmëria serbe kishte shkelur sovranitetin e Kosovës derisa qeveria koti sillej si struc, sot qeveria e Serbisë paska filluar vaksionimin qytetarëve te Republikës së Kosovës me vaksinat anti-covid.

E institucionet tona ende as vaksionimin për gripin sezonal ende nuk kanë ekzekutuar. Fiks sikur të mos kishim fare qeveri e institucione.

Na ka humbur shumë kohë Gjykata Kushtetuese që iu deshën 6 muaj që ta zyrtarizojë faktin që në 6 muajt e fundit nuk kemi pasur qeveri. Zgjedhjet të mbahen sa më parë, sa nuk shkuam edhe më shumë poshtë.

PS: Mos e ka plan PDK të organizojë ndonjë konferencë për medie për rast e ta cilësojë si dorëzim të sovranitetit, sepse kundër Qeverisë Kurti i pati marrë dorën konferencave shumë mirë.

 

PDK: Serbia me vaksinimin në Veri po cenon sovranitetin e Kosovës, Hoti u dorëzua si Kurti

https://www.arbresh.info/lajmet/kryeministri-hoti-heshte-serbia-fillon-vaksinimin-e-qytetareve-ne-veri-te-kosoves/

 

 

Të ngjashme