Deputeti i VV’së Mefail Bajqinovci ka folur për referendumin e Serbisë i cili nuk u lejua të mbahej në Kosovë. Bajqinovci tha se rezoluta duhej për shkak të unitetit si shtet. Sipas Bajqinovcit PDK u barazua me Listën Serbe pasi të dyja nuk morën pjesë në këtë seancë të jashtëzakonshme.
Komentet Bajqinovci i bëri në emisionin DPT te Fidani.
“Z.Kurti e ka treguar me rezolutë se është e drejta ndërkombëtare që e tregon qartë se ku duhet të votohet. Janë zyrat, janë ambasadat, por pasi s’na njeh Serbia është OSBE’ja dhe zyra ndërlidhëse për Kosovë e cila e ka mundësinë t’i mbledh pakot dhe t’i dërgojë në Kosovë”, tha Bajqinovci.
Rezoluta kaloi por PDK nuk mori pjesë në seancë, gjë për të cilën ishte deklaruar pas thirrjes së seancës.
Por kështu nuk thotë deputeti i VV’së.
“Kur bëhet fjala për këto gjëra duhet të jemi sa më unik. Me zor nuk mundemi me pru PDK’në në Kuvend, me i thanë votoni, edhe pse ata nuk është ditë deri në momentin e fundit se çka do të ndodhë. Bile paradite kemi informacion që PDK’ja do të jetë të nesërmen në seancë por s’di çka ndodhi në momentin e fundit dhe ndërroi”, tha Bajqinovci.
“PDK’ja atë ditë ka treguar që është me Listën Serbe është bërë baras. Ata nuk erdhën këta tjerët nuk erdhën dhe dy palët i patë se nuk i patëm në Kuvendin e Kosovës. Andaj s’kam çka me shtuar fort. Këtu veç di me tregu se tash janë rregulla të reja dhe rregullat e reja janë se më nuk ka shkelje të sovranitetit dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, shtoi Bajqinovci.
“PDK nuk erdhën në Kuvend, Lista Serbe erdh me kritiku edhe doli. PDK është dashtë me qenë në Kuvend, është dashtë dhe është dashtë me votu rezolutën. Por nuk erdhën. Ata e treguan fytyrën e vetë”, tha ai.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...