Google ADS

Bajqinovci: Opozita në krizë të thellë, populli i beson vetëm Kurtit

23:38 | 8 Korrik 2024
E.H

Deputeti i partisë në pushtet, LVV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se opozita është në krizë të thellë për shkak të mbështetjes së madhe të kryeministrit, Albin Kurti.

Me anë të një postimi në platformën X, Bajqinovci ka thënë se populli është i vendosur ti besoj vetëm Kurtit.

“Opozita është në një krizë të thellë për shkak të mbështetjes së madhe që po merr Kryeministri Kurti. Asgjë nuk po i ndihmon opozitës, madje as studiot televizive. Populli i vendosur t’i besojë vetëm kryeministrit Kurti për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme