Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar rreth situatë të krijuar së fundi në veri, pasi KFOR-i ka thënë se po shqyrton mundësinë e dislokimit të 1000 trupave të ushtrisë së Serbisë.
Bajqinovci përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se KFOR-i nuk duhet të kalkulojnë interesat politike në dëm të paqes, stabilitetit, ligjshmërisë dhe rendit zyrtar.
”KFOR si mision ndërkombëtarë gëzon besimin e popullit dhe shtetit të Kosovës, ndaj nuk duhet në vazhdimësi të kalkulojnë interesat politike në dëm të paqes, stabilitetit, ligjshmërisë dhe rendit zyrtar që aktualisht zbatohet në një shtet sovran dhe të pavarur.”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
Reagimi i plotë:
Shteti i Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Kurti, paralelisht ka treguar vendosmëri në vënien e rendit dhe ligjit në veri e poashtu edhe në thellimin e bashkëpunimit me partnerë e aleatë tanë perëndimor në procesin politik, diplomatik dhe të sigurisë.
Kjo qasje e ka favorizuar pozicionin e Kosovës në nisma rajonale, euro-integruese dhe ndërkombëtare.
Qeveria e Kosovës, çdo ditë e më shumë po e sfidon krimin e organizuar në veri. Dhe atë, si në planin diplomatik poashtu edhe në terren.
Misioni i KFOR-it dhe EULEX-it, kanë kërkuar prezencen dhe rolin e tyre në menaxhimin e çështjes së largimit të barrikadave nga Qeveria dhe deri më sot, ne shohim një lloj neglizhence nga ana e tyre që inkurajon grupet kriminale sponsorizuese të vendosjes së barrikadave e që direkt cenojnë të drejtën kushtetuese të lëvisjes së lirë.
Kosova është shtet i pavarur i njohur gjerësisht dhe i konfirmuar në të drejtën e tij edhe nga GJND dhe si i tillë, nuk mundet që në vazhdimësi t’i kërkohen obligime në shërbim të paqes e në anën tjetër të mos i njihen të drejta të saj që kanë qëllim vendosje të rendit dhe ligjit pozitiv.
KFOR si mision ndërkombëtarë gëzon besimin e popullit dhe shtetit të Kosovës, ndaj nuk duhet në vazhdimësi të kalkulojnë interesat politike në dëm të paqes, stabilitetit, ligjshmërisë dhe rendit zyrtar që aktualisht zbatohet në një shtet sovran dhe të pavarur./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...