Google ADS

Bajqinovci ironizon me Abdixhikun: Kur të ma tregojë Kurti planin për veriun, pastaj ta tregoj unë ty

17:45 | 8 Nëntor 2022
E.H

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka ironizuar me liderin e LDK-së Lumir Abdixhikun.

Bajqinovci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kur Kurti të ia tregojë atij planin për veriun, atëherë atë plan deputeti do të ia përcjellë Abdixhikut,

“Kryeministri Kurti nuk po na e tregon planin për veriun as neve deputetëve të Grupit Parlamentar te LV-së, e po ia tregon deputetit të LDK. Kur të më të tregon mua Lumir, mos ta nin se pastaj ta tregoj unë ty planin për veriun”, ka shkruar Bajqinovci./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme