Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj zyrtarit të AAK-së, Selim Selimit, i cili deklaroi se nëse ai vjen ministër i drejtësisë pasi që edhe është propozuar për atë postë, nuk do ta shtyjë përpara vettingun e inicuar nga Qeveria Kurti.
Bajqinovci ka reaguar ashpër duke iu drejtuar Selimit se po iu dërgon sinjale shefave të tij me këtë deklaratë.
“Politika e kaluar ka futur nën kthetra të saj të gjitha segmentet e shtetit të së drejtës. Pra, shteti siguron zbatim të ligjit e dhënie të drejtësisë, sipas urdhërave politik”, ka shkruar ndër tjera Bajqinovci.
Postimi i plotë:
Një i propozuar për Ministër të Drejtësisë, nē formë të manifestimit të përulësisë së tij ndaj kapove të marrëveshjes anti shtet, anti kushtetutë, anti demokraci e anti drejtësi, pêr të ju dhënë mesazh shefave, doli dhe tha se ne nuk do të shtyjmë përpara vettingun e inicuar nga Qeveria Kurti.
Bashkimi i forcave të vjetra politike që organizoi e kontrabandoi kundër vullnetit të popullit, mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, në mënyren se si u sollën, manifestuan frikë nga vettingu, pra frikë nga drejtësia.
Këta të fundit u bënë bashkë kundër interesit të shumicës për ta ruajtur plaçken e vjedhur.
Vettingu në drejtësi dhe në strukturat e larta drejtuese të institucioneve në siguri, ka qenë faktori vendimtar i suksesit të Kroacisë në anetarësimin e saj në BE.
Reformat në drejtësi nëpër shtete që kanë kaluar proces të tranzicionit, janë të pashmangshme e njëkohësisht të thella e të vërteta.
Kosova, më gjithë përpjekjet, sot nuk ka një sistem drejtësie të aftë që të sigurojë standardet e shtetit të së drejtës, përkatësisht të mbrojë në mënyrê efikase të drejtat dhe liritë e njeriut, të sigurojē barazinë para ligjit, zbatimin e meritokracise, luftimin e formave të kriminalitetit të avancuar e ku këtu futet krimi politik financiar në institucione, të sigurojë ndëshkueshmêrinë e niveleve të larta të politikës së përfshirë në krim e korrupsion etj.
Politika e kaluar ka futur nën kthetra të saj të gjitha segmentet e shtetit të së drejtës. Pra, shteti siguron zbatim të ligjit e dhënie të drejtësisë, sipas urdhërave politik.
Kështu, ne nuk kemi mundësi të garantojmë treg të lirê, siguri nê investime e besim në funksionim të struktures ekonomike që i shërben të gjithëve.
Ne, Lëvizja Vëtevendosje, vite me radhe kemi folur për rrezikun që paraqet kapja e drejtësisë e institucioneve të zbatimit të ligjit. Për këtë arsye u votuam dhe fituam zgjedhjet sepse populli e di se Lëvizja Vetëvendosje drejtohet nga mendje të pa korruptuara e të pa korruptueshme. Ne dhe askush tjeter, kemi kredibilitetin e nevojshëm, integritetin e domosdoshem, vullnetin e palëkundur për ta bërë vettingun në drejtësi andaj edhe formuam ekipet e ekspertëve, si standard i institucioneve më kredibile ndërkombëtare që merren me demokracinë, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe mosdiskriminimin si Këshilli i Evropës, pêr reformat e thella nëpër sisteme të dështuara të drejtësisē.
E kanē kot. Veç vonim se shpëtim nuk ka kjo punë. Lëvizja Vetëvendosje e ka marr kētē mision nga populli. Do ta bëjë këtë vend me drejtësi të pa kapur e me sundim te ligjit dhe nga kjo rrugë nuk ka asnjë bashkim e forcë të pakices së errët që mund ta ndalë sepse populli është me neve!
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...